​Kushtet jo të mira për studim, rektori akuzohet se tentoi të manipuloi konkursin në Fakultetin Juridik

Kosova

​Kushtet jo të mira për studim, rektori akuzohet se tentoi të manipuloi konkursin në Fakultetin Juridik

Më: 23 janar 2024 Në ora: 12:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtues të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës kanë kërkuar që t’u plotësohen kushtet për studime. Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me gjendjen jo të mirë në Fakultetin e Bujqësisë, si dhe bibliotekat e njësive akademike. Studentët tashmë gati një vit kanë kërkuar nga dekani dhe organet drejtuese që të rinovohen këto hapësira, por se deri më tash nuk është bërë asnjë investim.

Parlamenti Studentorë theksuan se organet drejtuese të UP-së, nuk po i marrin seriozisht kërkesat e studentëve. Ata u shprehën se po dyshojnë edhe për manipulime në konkurset e fundit të Fakultetit Juridik.

Kryetari i Parlamentit Studentorë, Qlirim Hoti tha se gjendja e bibliotekave dhe Fakultetit Juridik, duhet të rregullohen për shkak se studentët më së shumti kalojnë kohën aty.

Ai tha se Universiteti i Prishtinës ka buxhet të mjaftueshëm, por se këtë buxhet po e shpenzon në hapësira tjera.

Hoti: Duhet të rinovohen hapësirat e bibliotekave dhe Fakultetit Juridik

Pakënaqësitë tona rreth aktiviteteve të këshillit drejtues dhe menaxhmentit të rektoratit, më konkretisht rreth përgjigjes ndaj kërkesave tona si Parlament Studentorë, të cilat i kemi parashtruar tek këshilli drejtues dhe menaxhmenti i rektoratit për më shumë se një vit, të cilat kanë të bëjnë me aktivizimin e Fakultetit të Bujqësisë, si dhe me renovimin e bibliotekave të njësive akademike. Siç e dimë kemi hyrë në vitin 2024, dhe kushtet elementare të cilat janë ofrimi i kushteve të mira për të studiuar dhe që janë hapësirat bibliotekare, nuk është marrë as edhe një hap i vetëm për renovimin e atyre hapësirave. .. Bibliotekat e njësive të tjera, të ndahet buxhet për renovimin e tyre, pasi që UP-ja ka buxhet të mjaftueshëm për renovimin e hapësirave për studentët, jo vetëm bibliotekave por edhe hapësirave tjera, por fokusi më i madh i studentëve për të studiuar janë bibliotekat dhe jo hapësirat tjera”, tha Hoti.

Po ashtu, Hoti shtoi se ka humbur fokusi për plotësimin e kërkesave të studentëve. Sipas tij, dekani po merret me manipulime në konkurset e Fakultetit Juridik.

Hoti tregoi se në fakultetin Juridik është punësuar një asistent në moshën 39 vjeçare, gjë që nuk e lejon statuti i universitetit.

Hoti: Ka manipulime në konkursin e Fakultetit Juridik, asistenti mbi moshën 39 vjeçare

“Ka filluar të humb besimi për ndonjë veprim të mundshëm nga këto organe drejtuese të universitetit. Duket sikur fokusi dhe energjia e rektorit ka humbur për rregullimin e këtyre problemeve, pasi është duke u marrë vazhdimisht me Fakultetin Juridik dhe me dekanin e asaj njësie, për të cilën ne dyshojmë se ka manipulime rreth konkurseve të fundit. 04:48 Kemi ngritur shqetësime, e të cilat rektori së bashku me dekanin kanë tentuar që të manipulojnë konkursin aty, duke e bërë përgjegjës senatin e universitetit, në atë konkurs kemi vërejtur shumë parregullsi, një asistentë të cilin e kanë emëruar dhe që nuk i plotëson kushtet e moshës. Ka moshën 39 vjeçare që e ndalon statuti i universitetit. .. Në rast se këshilli drejtues nuk merr ndonjë masë për rregullimin e infrastrukturës brenda njësive akademike, për ofrimin e kushteve të mira ndaj studentëve, pas që në këtë vit me liberalizimin e vizave rrezikojmë numri i studentëve të bie edhe më tutje”, shtoi Hoti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat