Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 22:03
Ilustrim

Oda e Mjekëve të Kosovës shënon Ditën Përkujtimore të Profesionistëve Shëndetësorë. (Para hyrjes kryesore të QKUK-së, ora 09:30)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe Çmimet Vjetore për Letërsi për vitin 2023. (Kabineti i ministrit Çeku, ora 10:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, bën përurimi e shkollës në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00)

Komisionit i Pavarur për Media raporton në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

Departamenti i Antropologjisë, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina, organizon promovimin e librit universitar të Prof.Asoc.Dr. Arsim Canolli “Antropologjia Kulturore” (Fakulteti Filozofik, salla 101, ora 11:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton planin vjetor të performancës të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik për vitin 2024 dhe të planit vjetor të performancës të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë “Insi” ShPK mban konferencë për medie, me rastin e dorëzimit të padisë ndaj MKRS-së lidhur me shkelje në tenderin “Zhvillimi i master-planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në vlerë 3 milionë euro. Me këtë rast në Gjykatën Komerciale do të dorëzohet dhe kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të Vendimit të OSHP-së. (Pallati i drejtësisë, ora 11:00)

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, viziton familjen Jashari në Prekaz. (Prekaz, ora 11:30)

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës hap ekspozitën “VDES KUR DUA VET”- kushtuar jetës dhe veprës së Adem Demaçit. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton draft planin e punës së komisionit për sesionin pranveror 2024. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 14:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takon delegacionin nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Estonisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 15:00).

AAK dhe Nisma zyrtarizojnë marrëveshjen politike me partnerin e ri që do t’i bashkohet listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare. (Selia e AAK-së, ora 15:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat