Kryesisht me diell sot, temperaturat në rritje

Kosova

Kryesisht me diell sot, temperaturat në rritje

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 06:52
Ilustrim

Kryesisht me diell edhe dita e premtë. Temperaturat vazhdojnë me trend të rritjes.

Mot kryesisht me diell parashihet të mbretëroj edhe ditën e premtë. Orëve të mëngjesit ultësirave paraqiten kushte edhe për mjegull apo mjegullinë.

Temperaturat minimale zbresin deri në -3C e 0C, derisa gjatë ditës maksimalet shkojnë deri në 11C e 13C, njofton Prishtina Weather.

Mot me kthjellime e diell parashihet edhe ditën e shtunë, ku maksimalet shkojnë edhe deri në 14C e 16C.

Nga dita e diel mbi vend pritet të kalojnë më shumë vransira, që herë herë mund të shoqërohen edhe me riga shiu. Temperaturat megjithë një rënie, mbesin ende të larta për këtë interval kohor, deri në 10C e 11C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat