Qytetarët serbë në Leposaviq thonë se po përdorin euro dhe dinar

Kosova

Qytetarët serbë në Leposaviq thonë se po përdorin euro dhe dinar

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Në Leposaviq sot ishte ditë e zakonshme. Qytetarët kryenin punët e tyre të përditshme. Për ta, nuk ka shumë rëndësi nëse pagesat i bëjnë me dinar apo euro.

RTK gjatë ditës qëndroi në këtë qytezë për të parë se si po zbatohet rregullorja e BQK-së në lidhje me dinarin.

Për serbët lokalë të kësaj komune, situata është e njëjtë. Kush ka dinar i përdor ata - e kush ka euro, vepron njësoj.

Në markete e dyqane, janë më të rezervuar në deklarime para kamerës. Por prapa saj, thonë se asgjë për ta nuk ka ndryshuar.

 Nga bizneset nuk pranuan të flasim  por qytetarët serb  në Leposaviq kanë thënë si në të kaluarën  ashtu edhe tani po i përdorin edhe dinarët edhe eurot për pagesa.

Më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që rregullon sistemin e përdorimit të valutave të ndryshme. Bazuar në Kushtetutë dhe ligjet e vendit, euroja është valuta e vetme zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat