​Rahoveci jep mesazh bashkimi në 16 vjetorin e pavarësisë

Kosova

​Rahoveci jep mesazh bashkimi në 16 vjetorin e pavarësisë

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 13:13
Smajl Latifi

Kuvendi Komunal i Komunës së Rahovecit ka mbajtur mbledhje solemne me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku u tha se mund të ecim përpara me njerëz dhe struktura të forta, gjithnjë duke qen të bashkuar dhe vigjilent.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi tha se edhe këtë përvjetor Kosova është pa akterët e shpalljes së pavarësisë, pasi ata gjenden në Hagë. Ai tha se të gjithë duhet të bashkohen dhe të jenë vigjilent që mos të lejojnë “hienat”, që veprojnë kundër Kosovës.

Latifi: Të jemi vigjilent që mos t’i lejojmë hienat të veprojnë kundër nesh

“Ka qenë një luftë e përgjakshme deri tek pavarësia. Kosova është larë me gjak dëshmorësh e viktimash. Edhe këtë përvjetor jemi pa akterët e shpalljes së pavarësisë të cilët gjenden në Hagë. Rahoveci ka një kontribut në procesin e lirisë së Kosovës. Nga të gjithë ne kërkohet të jemi të bashkuar, të përkushtohemi në punë dhe të jemi vigjilent që mos t’i lejojmë hienat që veprojnë kundër nesh”, tha Latifi.

Gjithashtu, kryesuesi i Kuvendit të Rahovecit, Arbër Zenuni u shpreh se këto 16 vite Kosova, ka përjetuar shumë sfida.

Zenuni: Kosova ka përjetuar shumë sfida

“Sot Kosova është një vend i pavarur, sovran dhe demokratik, i lirë dhe i përkushtuar ndaj qytetarëve të saj. Në këto 16 vite ka përjetuar shumë sfida”, u shpreh Zenuni.

Ndërsa, veterani i luftës, Isuf Gashi nga organizata e veteranëve të luftës, shtoi se Kosova asnjëherë nuk ka qenë subjekt në vete dhe nuk e ka njohur asnjë shtet, por tani po e njohin që të gjithë.

Gashi: Ne do të ecim përpara me njerëz dhe struktura të fortë

“Ky popull ka qenë i sakrificave dhe vuajtjeve. Asnjëherë Kosova s’ka qenë subjekt në vete dhe nuk na kanë njohur shtetet por tani po na njohin të gjithë. Ne do të ecim përpara me njerëz të fortë dhe struktura të forta”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat