17 Shkurti, shkolla me datën e veçantë

Kosova

17 Shkurti, shkolla me datën e veçantë

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 09:08
Shkolla në Shirokë të Suharekës

Shkolla në Shirokë të Suharekës e cila u themelua më 17 shkurt. Nxënësit e stafi mësimor i shkollës janë të lumtur që mbajnë këtë emër. Korrespondentja e RTK-së në Prizren, Myrvete Axhami, e ka vizituar këtë shkollë dhe na sjell një reportazh nga ky vend.

Shkolla fillore në Shirokë të Suharekës, mban për identitet një datë të veçantë. Quhet 17 shkurti dhe nxënësit që nga klasa e parë janë veshur me kostum kombëtarë dhe ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Nxënësit e klasës së parë, recitojnë vargje dhe i këndojnë kësaj dite të veçantë. Ata të më të larta tashmë e dinë tash çfarë është 17 shkurti.

Mësimdhënësit gjatë gjithë kohës u flasin nxënësve për Pavarësinë e Kosovës, sfidat dhe vështirësitë që hasi ajo në shekuj për të arritur deri te kjo datë e pavarësisë.

Fenomeni demografik i lëvizjes së popullatës e ka prekur edhe këtë shkollë në zvogëlimin e numrit të nxënësve.

Në Suharekë, vetëm ky institucion shkollor është emëruar me këtë datë të veçantë, 17 Shkurti Shkolla "17 Shkurt", në Suharekë mban emrin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat