​Shuhet zjarri në shtëpinë e pleqve, u dogj pjesërisht

Kosova

​Shuhet zjarri në shtëpinë e pleqve, u dogj pjesërisht

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 19:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zjarrfikësit e Prishtinës me katër automjete kanë arritur ta shuajnë zjarrin që përfshiu një pjesë të katit të dytë të shtëpisë së pleqve që janë pa përkujdesje familjare në Prishtinë.

Burime të mediave bëjnë të ditur se në gjithë këtë situatë, fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Aty është parë edhe një autoambulancë e cila tanimë është larguar.

KosovaPress ka pyetur policinë lidhur me rastin por ata nuk kanë dhënë detaje deri tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat