Gjendja shëndetësore e të lënduarve nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve, flasin nga QKUK

Kosova

Gjendja shëndetësore e të lënduarve nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve, flasin nga QKUK

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Gjendja e të lënduarve mbrëmë nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve është stabile dhe që të gjithë janë liruar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), dhe janë marrë nga ekipet mjekësore të Komunës së Prishtinës.

Kështu ka konfirmuar për Kosovapress, drejtori i Klinikes Emergjente në Prishtinë, Naser Syla.

Ai theksoi se të lënduarit mbrëmë kanë pasur shenja asifikimi nga tymi.

"Te gjithë të pranuar mbrëmë nuk kanë pasur lëndime, por vetëm shenja asfiksimi nga tymi. Të gjithë janë liruar dhe janë marrë nga ekipet mjekësore të Komunës së Prishtinës", theksoi Syla në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

Cigarja që e la ndezur njëri nga të moshuarit duket të jetë shkaktari i djegies së një pjese të katit të dytë në shtëpinë e të moshuarve, të cilët janë pa përkujdesje familjare. Zjarri është shuar shpejt nga zjarrfikësit, por si pasojë një person kërkoi ndihmë mjekësore dhe ishte trajtuar në QKUK, kurse, 56 të tjerë janë zhvendosur në njërin nga hotelet në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat