Anulohet seanca për korrupsion ndaj dy teknikëve të Radiologjisë, akuzohen se dëmtuan buxhetin e ShSKUK’së për 202 euro

Kosova

Anulohet seanca për korrupsion ndaj dy teknikëve të Radiologjisë, akuzohen se dëmtuan buxhetin e ShSKUK’së për 202 euro

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Me kërkesë të prokurores Arbresha Shala, është anuluar seanca e së mërkurës në rastin ku Albert Deda dhe Ismet Veliu, në cilësinë e teknikëve të Radiologjisë po akuzohen se kanë marrë dhjetë flakona kontrast jojonik nga 100 mililitra, duke e dëmtuar buxhetin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në vlerë prej 202 euro.

Anulimi i seancës u bë i ditur nga zyra e kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Medie Bytyqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Seanca e radhës për këtë çështje penale, është caktuar për një datë tjetër.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 23 shkurt 2021, të akuzuarit Albert Deda dhe Ismet Veliu po akuzohen se në cilësinë e teknikëve të Radiologjisë në Repartin e Klinikës së Radiologjisë në SHSKUK-së, ku ishin përgjegjës të çelësave, kanë marrë dhjetë flakona kontrast jojonik nga 100 mililitra, me ç’rast kanë dëmtuar buxhetin e SHSKUK-së 202 euro, që t’i sjellin vetes apo tjetrit përfitim pasuror të kundërligjshëm.

Me këtë, Deda dhe Veliu po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, vepër kjo e dënueshme me burgim prej një deri në tetë vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat