Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 22:06
Ilustrim

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Planin e Performancës të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, N303, ora 10:00)

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) lanson raportin hulumtues “Nën hije: Një analizë gjinore e punës joformale në Kosovë”. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

Ministrja e ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, raporton në Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, N10, ora 11:00)

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu është i ftuar të merr pjesë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për shqyrtimin e raportit të auditimit të performances” Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”. Shqyrtohet edhe raporti i auditimit të PVF-ve, të Postës së Kosovës sh.a për vitin 2022. Të ftuar: Bordi dhe Kryeshefja ekzekutive. (Kuvendi i Kosovës, N506, ora 11:00)

Shoqata “Mjedra e Kosovës” organizon ditën fushore kushtuar krasitjes së boronicës. Demonstrimet praktike do të realizohen nga eksperti holandez, Rob Derix. I pranishëm do të jetë edhe zv.ministri i Bujqësisë, Imri Demelezi. (Pemishtja “BerryKode”, Maxhunaj në Vushtrri, ora 11:00)

Familja Kelmendi, organizon homazhe në përkujtim të katër vjetorit të vrasjes së Heroit të Kosovës, Qerim Kelmendi. (Kompleksi i Dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit, ora 11:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat