Drejtoresha e SHISH-it takohet me drejtoreshën e Inteligjencës amerikane

Kosova

Drejtoresha e SHISH-it takohet me drejtoreshën e Inteligjencës amerikane

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 23:27
Foto nga takimi

Shërbimi Informativ i Shtetit Shqiptar (SHISH), njofton se në fund të muajit Janar 2024, drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, zhvilloi një vizitë zyrtare në Uashington.

“Në takimin me Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare, znj. Avril Haines, u theksua partneriteti i jashtëzakonshëm mes SHBA dhe Shqipërisë, si dhe u diskutua lidhur me sfidat e përbashkëta të inteligjencës dhe sigurisë”, njofton SHISH.

Gjithashtu, bëhet me dije se gjatë kësaj vizite, Hyseni ka realizuar disa takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë në fushën e inteligjencës dhe sigurisë së SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat