Temperaturat deri në 19 gradë, ndryshim i motit pritet pasdite

Kosova

Temperaturat deri në 19 gradë, ndryshim i motit pritet pasdite

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave.

Në jug të vendit mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.

Meteo Kosova njofton se temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C.

Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-42 km/h.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat