Vahedin Azemi, disident i qëndresës së çështjes kombëtare dhe veprues në funksionalizimin e shtetit demokratik

Kosova

Vahedin Azemi, disident i qëndresës së çështjes kombëtare dhe veprues në funksionalizimin e shtetit demokratik

Nga: Sami Arifi Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 11:24
Vahedin Azemi

Vahedin Azemi u lind në vitin (1960), në fshatin Sllatinë të Komunës së Vitisë, ai shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmën në Ferizaj.

Ngjarjet e Pranverës së Madhe të vitit 1981 Vahedinin e zënë student në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë, ai krahas studimeve mori obligime të rëndësishme për çlirimin e atdheut, ai, nuk mundi të rrinte indiferent, veproi me detyra të caktuara në Organizatën ilegale PKMLSHJ, ai ishte sekretar operativ për Ferizaj, Kaçanik dhe Viti.

Vahedini së bashku me të afërmit e lagjes së vet dhe me ca bashkëfshatarë të tij formuan Shtabin e Organizatës, ku, funksiononte, në ilegalitet të plotë, në lagjen e tij. Veprimi i kësaj Organizate shtrihej në tërë Kosovën meqë kishte selinë e Qendrës në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, ku aty vepronin Abdullah Prapashtica, Faton Topalli, Osman Osmani, Fatmir Bajrami e shumë të tjerë.

Vahedin Azemi ishte i pandalshëm për çlirimin e atdheut nga robëria shekullore serbo-sllave, në përgatitjen e popullit për mobilizim në aspektin politiko-ushtarak kundër shtypjes që bënte makineria shtetërore serbo-sllave me bashkëpunëtorë ndaj popullit shqiptar...

"Mbshtetjen në ilegalitet e kishim te bashkëvendësit, fillimisht, e më vone te strukturat e shoqërisë pa të cilën nuk do të kishim mundur të ishim ku ishim dje, dhe ku kemi arritur sot, dhe ku do të ecim nesër. Organizata me veprimtarë të vetë kishte depertuar në organe të gjykatave, policisë, komiteteve te instituconet komunale e arsimote e të tjera, nga te cilat furnizoheshim me materuale, të cilat i shfrytëzonim për aktivitete ilegale, me qëllime të rritjes së numrit të mbeshtetësve për kërkesën Kosova Republikë. Një qëllim të këtillë kishim filluar ta arrisnim, çka u dëshmua pjesërisht me arrestime të aktivistëve të kësaj Organizate në profileve të ndryshme, ishin dënimet e viteve 1982 e tutje": thoshte Vahedin Azemi

Vahedini me shokë edhe se ishte në ilegalitet të thellë, nuk i shpëtojë syrit famëkeq të UDB-së, ai u dënua me (10) dhjetë vite burgë të rënd. Hetuesia ndaj Vahrdinit u zhvillua në burgun e Gjlanit, pastaj transferohet në burgun famëkeq të Gjurakovcit. Vahedimi me shokë u dënua sipas aktakuzës: SPISAK-Osudjenje lice nakon neprijatelski i kontra revolucionarni demonstracia na terena opshtine Vitine u toku 1981-1982. Godine.

Pas mbajtjes së burgut të rënd dhjetëvjeçar (10), Vahedini nuk e ndaloi kurrë veprimtarinë e tij politike, ai ishte veprimtar i palodhur së pari tani përmes LDK-së në fshat si anëtar i kryesisë së parë, pastaj ai ishte anëtar i kryesisë së dytë të Degës së LDK-së në Viti, ku aty kreu detyra me shumë përgjegjësi në komisione të ndryshme, ndër ato komisione ishte i palodhur si aktivist edhe në Komisionin për Informim, kryetar i këtij Komisioni me detyra të rrezikshme kundër pushtetit okupues serbo-sllav.

Vahedini ishte i lidhur drejtpërsë drejti me detyra të caktuara edhe në funksionimin e UÇK-së, ai dha shumë edhe pas Luftës në Kosovë në funksionimin praktik të shtetit tonë.

Vahedin Azemi nuk ishte asnjëherë lakmitar në poste shtetërore, por, ai gjithëmonë ishte dhe mbeti shërbëtor i popullit duke iu shmang madje edhe duke i luftuar dukurit negative që paraqiteshin me të madhe te një numër i klasës politike në shtetin tonë.

Vahedini ishte dhe mbetet në rritën e atdheut në të gjtha trojet shqiptare për një shtet të fuqishëm dhe të mirëfillët demokratik në këtë pjesë të Ballkanit e të Evropës.

Vahedinit i urojmë shëndet, suksese dhe gëzime të pafundme në jetë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat