Haradinaj kujton të rënët në Likoshan e Qirez: Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë

Kosova

Haradinaj kujton të rënët në Likoshan e Qirez: Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 10:56
Haradinaj ka thënë se flijimi i tyre ishte frymëzim për brezat.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në Likoshan e Qirez 26 vite më parë.

Haradinaj ka thënë se flijimi i tyre ishte frymëzim për brezat.

"Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. 26 vjet më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim.

Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve.

Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!", ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat