Idrizi pranon Letër falënderimi nga drejtoresha Rajonale e Policisë në Mitrovicë

Kosova

Idrizi pranon Letër falënderimi nga drejtoresha Rajonale e Policisë në Mitrovicë

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 11:11
Idrizi tha se së bashku kanë një bashkëpunim të shkëlqyer për sigurinë e qytetarëve.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka pranuar këtë të mërkurë një letër falënderimi nga drejtoresha Rajonale e Policisë-Mitrovicë Jug, kolonel Afërdita Mikullovci.

Idrizi tha se së bashku kanë një bashkëpunim të shkëlqyer për sigurinë e qytetarëve.

Postimi i plotë:

I nderuar që sot pranova Letër Falënderimi në emër të drejtoreshës Rajonale të Policisë-Mitrovicë Jug, kolonel Afërdita Mikullovci, nga zëvendëskomandanti i Policisë në Vushtrri, togeri Shaban Salihu, që bashkërisht kemi një bashkëpunim të shkëlqyer për sigurinë e qytetarëve.

Bashkëpunim ky i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllimin e vetëm që qytetarëve të ju ofrojmë siguri të plotë.

Faleminderit për vlerësimin dhe bashkëpunimin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat