​Tentim vrasja në Krushë të Madhe, nga një muaj paraburgim ndaj katër të pandehurve

Kosova

​Tentim vrasja në Krushë të Madhe, nga një muaj paraburgim ndaj katër të pandehurve

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 16:12

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj katër të pandehurve A.H., Ç.M., B.D. dhe B.D.(1), për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të vrasjes të mbetur ne tentativë dhe mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

A.H. dhe Ç.M., më 24 shkurt 2024, në Krushë të Madhe - Rahovec, me dashje kanë tentuar të privojnë nga jeta të dëmtuarit B.D. dhe B.D.(1), nga fshati Krushë e Madhe. Ata në natën kritike rreth orës 23:00 kishin shkuar të pajisur me armë te shtëpia e të dëmtuarve, ku me vete kishin armë të llojit të panjohur, ashtu që pasi të njëjtit janë vërejtur nga ana e të dëmtuarve kanë gjuajtur disa herë në drejtim të tyre duke iu shkaktuar lëndime trupore, gjendje kjo e konstatuar nga raporti mjekësor i QKMF-së Rahovec, duke ikur më pas në drejtim të panjohur deri kur paraqitet për ndihmë të parë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për shkak të lëndimeve të marra trupore.

Po ashtu në kohën dhe vendin e njëjtë i pandehuri B.D. me dashje kanë tentuar të privojnë nga jeta të dëmtuarit A.H. dhe Ç.M., i cilin me t’i vërejtur në rrugë menjëherë e njofton vëllain e tij B.D.(1), dhe nga shtëpia ka gjuajtur me armë të tipit AK – 47 shumë herë duke i shkaktuar lëndime trupore tek i dëmtuari A. H., ndërsa B.D.(1), sapo ishte informuar nga vëllai i tij B. D., kishte marrë veturën, duke dalë në një rrugë tjetër dhe ka gjuajtur jashtë veturës me armën e tipit M-57, në drejtim të të dëmtuarve, duke shkaktuar kështu lëndime trupore, siç është konstatuar nga raporti mjekësor i Spitalit Rajonal të Prizrenit”.

Ndërkaq më 27 shkurt 2024, pas mbajtjes së seancës dëgjimore në ambientet e Spitalit Rajonal të Prizrenit, për të pandehurin A.H., i cili ndodhet i shtrirë, po ashtu ka caktuar masën e paraburgimit, por për shkak të plagëve të marra nga armët e zjarrit më 24 shkurt 2024, ai do të qëndrojë në spital derisa mjekët të vlerësojnë se gjendja e tij shëndetësore është e përshtatshme për të dërguar në qendrën e paraburgimit. Në këtë periudhë, oficerët korrektues do ta mbajnë nën përkujdesje të tyre.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat