Komuna e Shtimes merr vendim, ua ndalon bizneseve të punojnë të dielën

Kosova

Komuna e Shtimes merr vendim, ua ndalon bizneseve të punojnë të dielën

Më: 2 mars 2024 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Të dielën bizneset nuk do të punojnë në Komunën e Shtimës.

Drejtoria për Shërbime Publike në vendimin që ka marrë dje, thekson se ndaj bizneseve që nuk do ta zbatojnë këtë, do merren masa ndëshkuese.

“Dita e diel është dite pushimi për subjektet afariste te specifikuara në rregullore, me përjashtim subjektet afariste qe janë të përfshira në orarin e kujdestarisë. Zbatimi i Rregullores në teren do te filloj nga date: 10.03.2024 (ditë e diele), në rast mos zbatimi te Rregullores do te merren masa ndëshkuese.

Zbatueshmëria e Rregullores do te mbikëqyret nga Inspektorati Komunal ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës“, thuhet në vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat