Shtylla e tensionit të lartë në rrugë rrezikon pjesëmarrësit në trafik

Kosova

Shtylla e tensionit të lartë në rrugë rrezikon pjesëmarrësit në trafik

Më: 3 mars 2024 Në ora: 07:39
Foto nga vendi i ngjarjes

As pas një muaji nga raportimi i RTK-së dhe premtimet e Komunës, në rrugën transit në Prizren nuk po hiqet një shtyllë e rrymës. Premtime

Premtimet për largimin e saj ishin të shpejta, por jo edhe zhvendosja e shtyllës, shkaku i disa problemeve të cilat, sipas zyrtarëve, pritet të përfundojnë pas dhjetë ditësh. Shtëpia që pengonte ndërtimin e rrugës u hoq, por shtylla e rrymës mbeti.

Për banorët e një lagje në Prizren,  një shtyllë e tensionit të lartë, ka qenë rrezik i përhershëm. Shtëpia që e kishte zënë këtë rrugë tranzit u hoq nga komuna, por ata mezi presin që edhe shtylla të dislokohet nga këtu.

Banorët kërkojnë reagim më të shpejtë të komunës sepse rreziku për aksidente është i lartë.

"Po kjo shtyllë që është e tensionit të lartë kjo nuk po hiqet edhe kjo shtyllë komunikacionit çdo ditë e natë  i pengon shumë. Kjo është shumë e rrezikshme për banorë se pikërisht ku kam qen duke kaluar kanë qenë dukë pritur një grua me dy fëmijë ka ardhur një automjet bukur shpejt këtu kur është ardhur këtu shiko aty është një lloj zalli i rrumbullakët edhe kur e ka pa që ngushticë se ishte edhe në telefon ai ka frenuar ka qen gati dhe duke i shkel”, tha Milazim Rexhepi, banor i lagjes "Arbanë"

Për këtë rast, RTK raportoi edhe para një muaji. Atëherë reagoi kryetari i komunës, Shaqir Totaj, i cili pati thënë se shtylla e rrymës do të zhvendoset nga rruga. Por shtylla ende është aty.

Zyrtarët për energjetikë në drejtorinë e shërbimeve publike, thonë se punët nisën menjëherë, por pati disa probleme.

"Ne kemi marrë një zgjidhje teknike nga KEDS, dhe gjitha punimet që janë bërë deri tash janë bërë janë bërë në bazë të zgjidhjes së KEDS, vonesat janë bërë për shkak të disa pengesave që janë paraqit që na jemi munduar me i menagju dhe kemi pas sukses në këtë anë, punimet kryesore veç thuajse kanë përfunduar ka mbetur vetëm zhvendosja e shtyllës së montimi i shtyllës në pjesën ku do të zhvendoset, dhe kjo procedurë pritet që të përfundoj brenda 10 ditëshit”, tha Miranda Thaçi Mustafa nga Drejtoria për Shërbime Publike.

Derisa duhet pritur edhe dhjetë ditë, që të hiqet një shtyllë, rruga e  Transitit të vjetër mbetet  ndër më të ngarkuarat nga qarkullimi i automjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat