Barnat në Kosovë blihen me çmime më të larta sesa çmimi real

Kosova

Barnat në Kosovë blihen me çmime më të larta sesa çmimi real

Më: 9 mars 2024 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Në Kosovë ende mbetet shqetësuese se barnat e njëjta varirojnë me çmime të ndryshme, nga barnatorja në barnatore. Për nivelim të çmimit të barnave, ishte premtuar edhe nga partia në pushtet, por që ende nuk është konkretizuar. E derisa kjo të rregullohet, qytetarët janë ata që pësojnë humbje.

Medikamentin e njëjtë mund ta gjeni me çmime të ndryshme në Kosovë, varësisht nga barnatorja se ku shkon qytetari.

Ministria e Shëndetësisë pret që ligji gjithsesi të zbatohet sivjet dhe të përcaktohet edhe dinamika e zbatimit konkret të ligjit për balancim të çmimeve të barnave në gjithë Kosovën.

Në projektligj, po ashtu, shpjegohet se çmimet e produkteve medicinale do të përcaktohen në bazë të metodologjisë së çmimeve të jashtme referente. Kjo nënkupton që do të merren për bazë çmimet e produktit të caktuar në një apo më shumë vende të tjera.

Të ngarkuar për rregullimin e çmimeve do të jenë: Komisioni për Çmime të Produkteve Medicinale, Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Oda e Farmacistëve, Fondi i Sigurimeve dhe anëtarë vëzhgues nga shoqëria civile.

Barnat në Kosovë blihen me çmime më të larta sesa çmimi real i tyre, gjë që nënkupton humbje të mëdha. Ketë e vërteton edhe shoqata e distributoreve farmaceutik.

Rregullimi i çmimit te barnave bëhet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Bashkimin Evropian, ku Kosova synon të anëtarësohet. Aktualisht, vetëm Kosova dhe Bjellorusia në kontinentin evropian nuk kanë legjislacion për qëllim të tillë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat