Gjendet në gjendje jo të mirë shëndetësore 72-vjeçarja e zhdukur nga Dragashi

Kosova

Gjendet në gjendje jo të mirë shëndetësore 72-vjeçarja e zhdukur nga Dragashi

Më: 19 mars 2024 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Plot 36 orë zgjat operacioni i kërkimit për 72 -vjeçaren nga fshati Bresanë të Dragashit e cila u shpall e zhdukur.

Ajo u gjet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj komune Behxhet Xheladini.

Ajo momentalisht është duke marrë trajtim në QMF-Bresanë, nga ku do të transferohet për në Spitalin e Prizrenit. Shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj të gjithë ata të cilët kontibuuan për gjetjen e kësaj të moshuare. Uroj që gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet shumë shpejt!”, tha ai.

Për gjetjen e saj u angazhuan edhe një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës dega në Prizren

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat