Në përkujtim të dëshmorëve të lirisë

Kosova

Në përkujtim të dëshmorëve të lirisë

Nga: Ramiz Spahiu Më: 21 mars 2024 Në ora: 06:36
Kryetari i Skenderajt dhe familjar te dëshmorëve ne përkujtimin e sotëm

Sot ne Skenderaj ne prani te familjarëve shokëve dhe miqve u përkujtuan: Sabit Veliu, Sadri Gashi, Lavdim Vojvoda, Nebih Vojvoda, Musli Shala, Ramiz Geci, Januz Kalleci, dhe Xhavit Kalleci.

Ne përkujtim te dëshmorëve te lirisë ishte edhe kryetari i Komunës Fadil Nura dhe zyrtar tjerë komunal. Pas nderimit me bucet lulesh, kryetari Nura te pranishmëve ju drejtua me një fjalë rasti.

Sot u bën njëzetepesë vjet nga ekzekutimi i dëshmorëve te lirisë, “Te Pishat” ne Skenderaj. Ne pllakën përkujtimore te ngritur ne vendin e rënies, janë skalitur emrat dhe fotografitë e dëshmorëve qe do te shkëlqejnë përjetësisht, duke na kujtuar rrugën deri te liria dhe obligimin shtetëror ndaj gjakut te tyre.

Ne mesin e te rënëve është edhe profesori Sabit Veliu, i cili u lind me 1960 ne Palac te Skenderajt. Studimet për gazetari i kreu në Fakultetin e shkencave politike te Universitetit te Zagrebit, ku i vazhdoi edhe ato pas diplomike. Ne Universitetin e Prishtinës studioi gjuhën angleze.

Ishte njohës i mire i gjuhës angleze, gjermane dhe kroate. Nga viti 1994 punoi si mësimdhënës i gjuhës angleze ne Shkollën e Mesme Teknike ,,Anton Çetta’ ne Skenderaj. Ne vitin 1995 arrestohet dhe dënohet me gjashtë muaj burg. Krahas punës me nxënës merrej edhe me punë krijuese. Botoi: Fjalor anglisht - shqip, (1996), dhe Antologjia e fjalëve te urta, (1997).

Gjate luftës ishte përkrah ushtareve te lirisë si këshilltar, koordinator dhe organizator i rezistencës se armatosur. Në mbrëmjen e 19 marsit 1999, pas largimit të vëzhguesve të OSBE-së, shkon për ti strehuar fëmijët te miku i tij, në lagjen 2 në Skenderaj. Arrestohet bashkë me mikun, Musli Shala e disa te rinj tjerë dhe i ekzekutojnë te Pishat ne Skenderaj, ku është ngritur një pllake përkujtimore.

Nxënësit, arsimtaret dhe te gjithë ata qe e njohën e kujtojnë me respekt. Fotografia e tij qëndron krahas shokëve dhe nxënësve dëshmorë ne lapidarin e ngritur ne oborrin e shkollës se mesme teknike ,,Anton Çetta ne Skenderaj. Është përkujtuar ne librin monografik ,,Klasa e lirisë’, si dhe ne shkrime tjera përkujtimore. Mësimdhënësi dëshmor Sabit Veliu, përjetësisht do te kujtohet me respekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat