Nura: Epopeja e UÇK-së është ngjarja më e rëndësishme e luftës për liri

Kosova

Nura: Epopeja e UÇK-së është ngjarja më e rëndësishme e luftës për liri

Më: 7 mars 2017 Në ora: 23:44
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, në mbrëmjen e mbylljes së manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, ka thënë se flijimi i familjes Jashari është vepër mitike në shërbim të lirisë së Kosovës, të ardhmes së saj dhe të ardhmes së fëmijëve tanë.

“Bota nuk njeh deri më tani vetëmohim të tillë në shërbim të kauzës së lirisë së një vendi dhe një populli”, ka thënë Nura.

Fjala e plotë e Nurës:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës shpreh respektin maksimal të qytetarëve të Skenderajt dhe të Komunës së Skenderajt, për praninë tuaj në vendlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Të respektuar të pranishëm, Epopeja e UÇK-së është ngjarja më e rëndësishme e luftës për liri të Kosovës. Lufta dhe rënia e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe e Familjes Jashari është vepra më sublime në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Flijimi i Familjes Jashari është vepër mitike në shërbim të lirisë së Kosovës, të ardhmes së saj dhe të ardhmes së fëmijëve tanë.

Bota nuk njeh deri më tani vetëmohim të tillë në shërbim të kauzës së lirisë së një vendi dhe një populli. Të nderuar qytetarë të Kosovës, rëndësia e ngjarjes që njihet si Epopeja e UÇK-së me kalimin e viteve bëhet më e madhe dhe më e çmueshme. Çdo gjë e mirë që ndodh në shtetin tonë të ri, themelet i ka në guximin , gjakun dhe flijimin e pa shembullt të Adem Jashari dhe Familjes së madhe Jashari. Adem Jashari sot na bënë krenarë ne si dernicas, gjithë Kosovën, i bënë krenarë të gjithë shqiptarët kudo që janë pa dallim moshe e krahine, pa dallim gjine e feje.

Sepse i tillë ishte dhe është Adem Jashari, unik me veprën e tij legjendare, unik me pamjen e tij prej kolosi. Jemi krenarë më shumë se kushdo, ne që patëm fatin e madh t’a kishim pjesë të jetës sonë, pjesë të kujtimeve tona.Çdo hap që hedhim sot përpara në ardhmen si individ dhe si institucione, e bëjmë me vetëdije të plotë se sa shumë meritojnë nderim të pavdekshmit, Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit. Të nderuar pjesëmarrës, bashkëluftetarët e Komandantit Legjendar Adem Jashari, vazhdimësia e amanetit të tij në rrugëtimin për liri, sot po vazhdojnë betejën e paqes për dretësi.

Kryetari i Komunës së Skenderajt z Sami Lushtaku, Kamandanti i përgjithshëm i UÇK- së Sylejman Selimi, Komandanti Ramush Haradinaj dhe shumë bashkëluftetarë të tyre po ballafaqohen me sfidat e burgosjes me akuza të paqena dhe të hartuara nga armiqtë e Kosovës. Këta patriotë dhe luftetarë të Kosovës kërkojnë drejtësi joselektive dhe me parime e kushte të barabarta, jo gjykata speciale diskriminuese njënacionale për gjykimin e ish-pjestarëve të UÇK-së. Kryrësit e maskrave të tmerrshme që kanë ndodhur në Kosovë nga ushtria e Serbisë. Kryrësit e Maskrsës së Izbicës, Rezallës, Abrisë dhe masakrave tjera nuk janë ndëshkuar ende, ata sot gëzojnë privilegje të dhuruara nga pasardhësit e Millosheviqit.

Komandantet e UÇK-së në jetën e tyre kishin dhe vazhdojnë ta kenë frymëzim jetësor idealin për liri të Komandantit Legjendar Adem Jashari, pavarësisht padrejtësive me të cilat po përballen. Këta bashkëluftetarë të Adem Jasharit, nuk u përkulen as në momentet kritike të ekzistencës së tyre dhe të vendit të tyre, ata nuk do të përkulen as para akuzave të fabrikuara për krime lufte.

Të nderuar të pranishëm, Epopeja e UÇK-së e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari për nga përmasat e flijimit është e pabesueshme dhe mitike, por në të njejtën kohë është reale dhe e prekshme nga ne shqiptarët, kudo që jetojmë, në çdo cep të tokave shqiptare, por edhe nga miqtë tanë kudo në botë,. Lavdia dhe pavdekësia i takon Adem Jasharit dhe gjithë dëshmorëvetë kombit. Nder dhe respekt i përhershëm për veprën Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat