Kusari-Lila kërkon të zgjidhet çështja e të pagjeturve në Bruksel

Kosova

Kusari-Lila kërkon të zgjidhet çështja e të pagjeturve në Bruksel

Më: 8 mars 2017 Në ora: 16:04
Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari- Lila

Në debatin publik në Gjakovë, i mbajtur sot nga Instituti Demokratik i Kosovës, e pranishme ishte edhe Kryetarja e kësaj komune Mimoza Kusari- Lila.

Ajo ka thënë se në procesin e dialogut pala kosovare nuk ka strategji në raport me Serbinë dhe nuk ka rol pro-aktiv, pasi që çdo herë merret vetëm me reagime ndaj problemeve që shkakton Serbia.

Veç tjerash Mimoza Kusari- Lila tha se tashmë është momenti të kërkohet suksesion me Serbinë si dhe të zgjidhet çështja e të pagjeturve, numri më i madh i të cilëve është nga Komuna e Gjakovës.

‘’Tani është momenti kyç që të ridefinohet dialogu i cili duhet të përfshijë: ridefinim të prioriteteve nga pala kosovare, përcaktim të prioriteve tjera, të kërkohet suksesion me Serbinë si dhe të zgjidhet çështja e të pagjeturve, numri më i madh i të cilëve është nga Komuna e Gjakovës’’ është shprehur ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat