Mungesa e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje rëndon pabarazinë

Kosova

Mungesa e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje rëndon pabarazinë

Më: 8 mars 2017 Në ora: 17:44
Pamje nga lansimi i projektit “Eliminimi i Barrierave për Mundësi të Barabarta”

Mundësitë dhe të drejtat e barabarta në procesin e vendimmarrjes për gratë janë një sfidë në nivelin global, përderisa tek ne në Kosovë vazhdojnë të mbesin të paadresuara, u tha në lansimin e projektit “Eliminimi i Barrierave për Mundësi të Barabarta”, e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rritjen e pozitës së gruar në vendimmarrje.

Shkëndije Himaj në emër të bordit të KUSA-s, theksoi se mungesa e mundësive të barabarta për gratë në vendimmarrje e pengon potencialin e gjysmës së popullsisë për të marrë një rol aktiv në fushën e politikave zhvillimore, atyre ekonomike dhe potenciale.

Sipas saj, pengesa për mundësi të barabarta vazhdojnë të jenë prezente në shumë vende të botës, si në sferën publike, ashtu edhe në atë private dhe janë të rrënjosura thellësisht në marrëdhëniet historikisht të pabarabarta në mes të dy gjinive.

Himaj: Mos pjesëmarrja e grave në pozita vendimmarrëse e rëndon pabarazinë

“Nëse flasim në pabarazi në të ardhura, bazuar në studime të bëra nga Agjencioni i OKB-së për barazi gjinore dhe fuqizim të grave UN Ëomen, globalisht gratë fitojnë vetëm 77 cent për çdo dollar të fituar nga burrat për një vend pune me vlerë të njëjtë. Sipas këtyre të dhënave nëse shkohet në trendin e tanishëm, grave do u duhen edhe 71 vite për të barazuar këtë diferencë këto të ardhura. Në Kosovë kjo dukuri nuk është shumë prezentë, por ajo çka e rëndon pabarazinë në të ardhura në raportin burra dhe gra është mos pjesëmarrja e grave në pozita vendimmarrëse, ku niveli i përgjegjësive është më i lartë dhe korrespodon me të ardhura me të larta”, tha Himaj.  

Pjesëmarrja e grave në kategorinë e fuqisë punëtore sipas Himajt, në Kosovë, është vetëm 21 përqind, ndërsa, e meshkujve është 60 përqind.

Ky projekt është i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë. Me këtë rast, ambasadori Greg Delawi tha se janë të angazhuar rregullisht në arritjen e ndryshimeve pozitive për të promovuar të drejtat e grave në Kosovë.

Delawie: Progresi i Kosovës varet nga fuqizimi i grave

“Progresi i Kosovës varet në konkluzione të plota të fuqizimit të grave në qeverisje dhe në sektorin privat. Prandaj, kjo mbështet fuqishëm këtë progres synimet e këtij projekti”, tha Delawi.

Ai ka theksuar se përfaqësimi i grave në lidershipin dhe pozitat kyçe nuk është në nivelin e duhur, duke ditur aftësitë e tyre.

Delawie: Zhvillimi profesional hap dyert për të krijuar fuqizim të ekonomisë

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim iniciativa sikur kjo. Zhvillimi profesional hap dyert për të krijuar fuqizim të ekonomisë. Unë dëgjova statistika impresionuese. Jam i bindur se përmes këtij projekti ju të gjithë keni shkathtësi dhe përvoja të domosdoshme për të qenë të suksesshëm”, ka thënë ambasadori Delawi.

Për më tepër ai theksoi se të gjithë së bashku mund të arrijnë ndryshimet për të ardhmen e Kosovës.

Ndërsa, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga theksoi se barazia gjinore është një kërkim i të drejtave të njeriut, është një kërkim për paqe dhe pajtim, kërkim për zhvillim të qëndrueshëm dhe demokraci, si dhe është synim për një të ardhme me të mirë dhe me prosperitet me të mirë.

Jahjaga: Na duhen veprime të guximshme që gratë të sigurojnë pozitën që u takon

“Ne kemi nevojë për veprime të guximshme nga udhëheqësit e qeverive, të komuniteteve, nga gratë dhe nga burrat, nga vajzat dhe djemtë, për të vazhduar me lëvizjen globale që gratë të sigurojnë pozitën që u takon në jetën publike dhe atë private dhe të garantojnë një herë e përgjithmonë barazinë gjinore”, tha Jahjaga.

Ish e para e shtetit, foli edhe për periudhën sa ishte presidente, duke thënë se fuqizimi i gruas, sidomos fuqizimi ekonomik ka qenë thelbi kryesor i të gjitha përpjekjeve të saja.

Jahjaga: Gratë kanë ndryshuar historinë

“Si shtet me një të kaluar të vështirë, ne kemi qenë dëshmitar të fuqisë së grave dhe si ato kanë ndryshuar historinë. Gratë e Kosovës kanë bërë një gjë të tillë gjatë gjithë periudhave të cilat neve kemi kaluar si shtet. Thyerja e barrierave për gratë është një problem global, por në shoqërinë tonë rrethanat janë shumë me komplekse dhe me të rënda dhe kjo e bënë atë me të vështirë. Kosova ka nevojë për një lëvizje aktive qytetare për fuqizimin ekonomik të grave në komunitetin tonë dhe ne kemi nevojë për një zgjidhje për të trajtuar këtë çështje me hapa konkret dhe baza sa më të forta për përshpejtim në vendosje të vëmendjes së gjithë qytetarëve tanë”, theksoj ish presidentja Jahjaga.

Megjithatë, sipas saj, nuk bëjnë aq sa duhet, meqë gratë dhe vajzat ende nuk kanë trajtim të barabartë në shoqërinë kosovare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat