Komuna e Drenasit sqaron incidentin në shkollën “Xhevë Lladrovci”

Kosova

Komuna e Drenasit sqaron incidentin në shkollën “Xhevë Lladrovci”

Më: 10 mars 2017 Në ora: 15:59
Shkolla fillore “Xhevë Lladrovci” në Gllanasellë të Drenasit

Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria Komunale për Arsim ka reaguar ndaj shkrimit të djeshëm titulluar “ Tentim vrasje në shkollën fillore “Xhevë Lladrovci” në Gllanasellë të Drenasit”, nga disa medie.

Në njoftimin e dërguar nga Drejtoria Komunale për Arsim thuhet:

“Njoftojmë publikun e gjerë, se mediet kanë dezinformuar publikun dhe keqinformuar me këtë rast, ndaj jemi të obliguar që të sqarojmë rastin përmes këtij reagimi”.

Në shkollën e mesme të ulët “Xhevë Lladrovci: në Gllanasellë, me datën 09.03.2017 në ora 12:30, mes dy ndrrimeve të mësimit, është mbajtur një mbledhje e Sindikatës së Pavarur të Mësimdhënësve, në objektin e shkollës lidhur me zgjedhjen e kryetarit të sindikatës dhe kryesin e saj.

Kjo mbledhje është thirrur tre ditë me herë, përkatësisht me datën 06.03.2017,vetëm me një rend dite “zgjedhja e kryetarit të sindikatës”.

Pasi ka filluar mbledhja me këtë rend dite, gjatë prezantimit të rrjedhjes së procesit kanë filluar mosmarrëveshjet verbale, ndërmjet udhëheqësit dhe disa të pranishmeve dhe me këtë rast është ndërprerë mbledhja.

Gjatë daljes nga kjo mbledhje, kanë filluar problemet. Me këtë rast është marr edhe Policia. Ndërsa sa i përket personave zyrtar nga Komuna ose Inspektorati i MASHT-it, nuk kanë qenë prezent asnjë prej tyre dhe se nuk është gjuajtur me armë zjarri, siç është thënë në mediet elektronike.

Me këtë rast është duke u marr Policia e Kosovës dhe organet përgjegjëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat