Burgu i josh qytetarët e Kosovës, 4 mijë konkurrentë për 70 vende pune

Kosova

Burgu i josh qytetarët e Kosovës, 4 mijë konkurrentë për 70 vende pune

Më: 11 mars 2017 Në ora: 20:40
ilustrim

Një konkurs për 70 vende pune në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, ka bërë që mijëra veta të aplikojnë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtori i Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj.

Në këtë burg me kapacitetet prej 300 qelish, për momentin janë duke e vuajtur dënimin 147 të burgosur, që të gjithë njerëz me rrezikshmëri të lartë.

E përzgjedhja e personelit shtesë për ruajtjen e këtyre të dënuarve, sipas drejtorit Zogaj, do të zgjas më gjatë se parashihej, për shkak të numrit të madh të  kandidatëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat