Tahiri: Kosova është në rrugën zyrtare të integrimit evropian

Kosova

Tahiri: Kosova është në rrugën zyrtare të integrimit evropian

Më: 23 maj 2017 Në ora: 16:11
Ministrja për Dialog në detyrë, Edita Tahiri priti në takim studentët nga Universiteti Clemson të Karolinës së Jugut

Ministrja për Dialog në detyrë, Edita Tahiri priti në takim studentët nga Universiteti Clemson të Karolinës së Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare të këtij universiteti z. Vladimir Matic.

Tahiri tha se Kosova është shembull i krijimit të një shteti të ri në botë, e cila është e sigurt drejt një të ardhme euroatlantike.

“Lufta jonë për pavarësi ka qenë një luftë e drejt që u kuptua dhe u mbështet nga aleati jonë kryesor, SHBA-ja, shteti nga vini ju dhe ne falënderojmë popullin amerikan dhe qeverinë amerikane që na ndihmoi në rrugën tonë të pavarësisë dhe demokracisë”, theksoi ajo.

Tahiri gjithashtu foli për periudhën e pasluftës dhe përparimin e Kosovës që nga 17 shkurti 2008 kur Kosova u bë shtet i pavarur.

“Kosova sot është në rrugën zyrtare të integrimit evropian, kemi nënshkruar Marrëveshjen e Stabizim Asociimit me Bashkimin Evropian, kemi vendosur lidhje speciale me NATO-n, 114 vende kanë njohur shtetin e Kosovës, dhe Kosova është anëtare e plotë në shumë organizata ndërkombëtare dhe rajonale”, theksoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat