Nis asfaltimi rrugës në fshatin Nagavc të Rahovecit

Kosova

Nis asfaltimi rrugës në fshatin Nagavc të Rahovecit

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 12:23
Rahovec

Në fshatin Nagavc të Komunës së Rahovecit, kanë nisur punimet për asfaltimin e një rruge përbrenda këtij fshati.

Siç bën të ditur kjo komunë, mjetet financiare për asfaltimin e rrugës janë siguruar nga buxheti Komunal dhe qëllimi i asfaltimit të kësaj rruge është krijimi i kushteve më të mira infrastrukturore, për banorët të cilët jetojnë në këtë lagje.

Ecurinë e punimeve në asfaltimin e kësaj rruge nga afër i ka parë sot edhe Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe inxhinieri Sylejman Daka. Gjatësia e rrugës është 450 metra , gjerësia 4.5 metra, dhe sipas përgjegjëseve të operatorit që është duke i kryer punime në këtë rrugë, përfundimi i asfaltimit të rrugës do të bëhet sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat