QKUK bën publik një operacion të rrallë, pacientit i kthehen lëvizjet në këmbë - Bota Sot
QKUK bën publik një operacion të rrallë, pacientit i kthehen lëvizjet në këmbë

Kosova

QKUK bën publik një operacion të rrallë, pacientit i kthehen lëvizjet në këmbë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 12:41
Pamje nga operacioni

Qendra Klinike Universitare ka dërguar një komunikatë për media me anë së cilës bën publik një operacion që është kryer në Klinikën e Ortopedisë e i cili sipas tyre ka rezultuar i suksesshëm.

“Pacientit M. B, 52 vjeçar nga Mitrovica, për shkak të tumorit i kishin mbetur këmbët e palëvizshëm dhe nuk arrinte që të lëvizte me këmbët e tija. Pas ekzaminimeve të nevojshme, ekipi i mjekëve nga Klinikës e Ortopedisë, vërtetoi se pacienti nuk mund të lëvizte, si pasojë e një tumori në vertebrat lumbale L2 dhe L1”, thuhet në komunikatën e QKU-së.

Ekipi operator, pasi mori rezultatet diagnostike që i ishin kërkuar pacientit, vendosi që të njëjtin ta operonte.

“Pas 5 orëve të operacionit, pacientit i hiqet tumore dhe bëhet fiksimi i pasëm me vida dhe tashmë pacienti fillon të lëvizë këmbët e tija”, thuhet në komunikatë.

QKU i ka bërë publik edhe emrat e ekipit që ka udhëhequr operacionin e që janë Dr. Xhavid Gashi , Dr.Nexhmedin Duriqi, dr. Luan Kuqi , anesteziologu dr. Islam Krasniqi dhe instrumentare Fexhrije Jonuzi, bashkë me ekipin  tjetër mbështetës.

“Pacienti tash është në gjendje të mirë dhe po arrin që të lëvizë këmbët që para operacionit nuk arrinte ta bënte”, thuhet në komunikatë.

Sipas këtij njoftimi pacienti për 1 javë do të mbikëqyret nga stafi mjekësorë në Klinikën e Ortopedisë dhe pastaj do të vazhdojë tretmanin që parashihet me protokollet mjekësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...