Kamera për të identifikuar ata që hedhin mbeturina në lumin “Toplluha”

Kosova

Kamera për të identifikuar ata që hedhin mbeturina në lumin “Toplluha”

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 09:06
Lumi “Toplluha”

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, ka paralajmëruar masa ndëshkimore për ata që dëmtojnë ambientin, si dhe vendosjen e kamerave për të identifikuar ata që prishin imazhin e lumit “Toplluha”.

“Kjo pamje nuk na ka hije. Lumi "Toplluha" në këtë pjesë është pastruar disa herë, por persona të pandërgjegjshëm ende po hudhin mbeturina. Ju njoftojmë se në të ardhmen do të mirren masa konform dispozitave ligjore në fuqi, me dënime për ata që e dëmtojnë ambientin”, shkruan Muharremaj.

Duke shtuar tutje se “poashtu do të vendosen edhe kamera që të identifikojmë ata që po e prishin imazhin e lumit të pastër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat