Lehtësohen procedurat për aftësimin e ligjëruesve profesional për patentë shofer

Kosova

Lehtësohen procedurat për aftësimin e ligjëruesve profesional për patentë shofer

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 15:56
Pal Lekaj, sot ka nënshkruar udhëzimin administrativ për ndryshim dhe plotësim të udhëzimit administrativ

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot ka nënshkruar udhëzimin administrativ për ndryshim dhe plotësim të udhëzimit administrativ për mbajtjen e trajnimeve dhe seminareve në fushën e patentë shoferit.

Plotësimet dhe ndryshimet e bëra kanë për qëllim përmirësimin dhe lehtësimin e procedurave për aftësimin e ligjëruesve profesional në fushën e patentë shoferit.

Një nga ndryshimet është kohëzgjatja e dhënies së autorizimit për subjektin, i cili tani është 5 vjet. 

Gjithashtu sigurohet cilësia e programeve për seminaret e nevojshme të cilat duhet të akreditohen nga organi kompetent, Agjencia e Kosovës për Akreditim, thuhet në komunikatë për media të Ministrisë për Infrastrukturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat