Haradinaj: Rahoveci ka ruajtur traditën e rrushit

Kosova

Haradinaj: Rahoveci ka ruajtur traditën e rrushit

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 14:04
Ramush Haradinaj

Në ambientet e Stone Castle u bë hapja zyrtare e edicionit të 17-të të Festivalit të Rrushit në Rahovec, Hardh Fest.

Nahit Veseli, nikoqir i festivalit HardhFest tha se ndihet i emocionuar dhe uroi të mbetet tradite ky festival.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se kjo traditë është ruajtur shumë mirë. Ai tha se edhe vendet e tjera të botës e kanë lakmi këtë traditë.

Haradinaj tha se si qeveri ndihen në situatë jo të mirë për shkak se vreshtarët janë dëmtuar, por ai tha se e kanë marrë një pjesë të përgjegjësisë për t'i ndihmuar.

Ndërsa kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi tha se mbështetja e vazhdueshme e institucioneve është garancia se ditë më të mira do të vijnë për këtë sektor.

Ai tha se gjatë këtyre ditëve do të kenë mundësi të njihen me kulturën e Rahovecit.

U shpallen edhe vegtarët më të mirë

Bodrumi i vjetër Rahovec

Bio Pak Shpk Rahovec

Sefa wine Rahovec

Avni Haxhimustafa

Shpetim Canziba

Zijadin Metbala

Bujar Haxhimustafa

Ulpian Shala

Liridon Mustafa

Kryeminstri Haradinaj, ministri Pal Lekaj dhe deputetë të tjerë të pranishëm morën edhe nga një dhuratë nga stafi.

Pas hapjes, mysafirët dhe stafi vazhduan në hapjen e panairit të rrushit, verës dhe rakisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat