Haradinaj: Kosova e përkushtuar në përmbushjen e reformave të agjendës evropiane - Bota Sot
Haradinaj: Kosova e përkushtuar në përmbushjen e reformave të agjendës evropiane

Kosova

Haradinaj: Kosova e përkushtuar në përmbushjen e reformave të agjendës evropiane

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 11:50
Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, të kryesuar nga Robert Cooper.

Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar angazhimin dhe punën e Robert Cooper në dizajnimin dhe udhëheqjen e dialogut teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në kohën sa ishte i angazhuar në pozitat e larta të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Haradinaj ka theksuar se roli i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë është i rëndësishëm në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për marrëveshjen përfundimtare për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj theksoi se Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara në përmbushjen e Reformave të Agjendës Evropiane.

Nga ana tjetër, Robert Cooper vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e tij për t’i ofruar Kosovës mbështetje në rrugën e saj evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...