Mot i ftohtë dhe me vranësira - Bota Sot
Mot i ftohtë dhe me vranësira

Kosova

Mot i ftohtë dhe me vranësira

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Edhe sot ftohtë, më pas më butë, në fundjavë mundësi për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të fillojnë të rriten rreth vlerave mesatare por që minimalet dy ditëve të ardhshme mbeten afër 0C. Minimalet do të luhaten nga 1C deri në 6C, e maksimalet nga 16C deri në 20C.

Anticikloni që u shtri mbi rajon, pas kalimit të frontit të ftohtë gjatë ditës së hënë, vazhdon të mbetet i fuqishëm edhe në ditët e ardhshme, duke sjell kushte për mot stabil dhe kryesisht me diell, por në orët e mëngjesit vende-vende me mundësi për ngrica.

Ndërkohë, mbi detin Jon, po zhvillohet një vorbull ciklonike, që në ditët e fundjavës, ndërmjet së shtunës dhe së dielës do të favorizoj mot kryesisht me vranësira dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu. Në vise më të larta malore mbi 1500m, nuk përjashtohet mundësia edhe për reshje të dobëta bore.

27.09 - Mot i ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende me ngrica.

28.09 - Paradite mot kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende me ngrica, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të shtohen.

29.09-30.09 - Në fundjavë, ditën e shtunë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu, vende-vende që do të vazhdojnë edhe ditën e diel në mëngjes dhe paradite. Në vise malore mbi 1500m, mundësi edhe për reshje bore. Gjatë ditës mot kryesisht me vranësira.

1.10 - Mot pjesërisht i vranët.

Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë erë mesatare nga verilindja 4-11m/s.. Shtypja atmosferike pritet të pësojë rënie rreth vlerave normale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...