Parashikimi i motit për nesër në Kosovë - Bota Sot
Parashikimi i motit për nesër në Kosovë

Kosova

Parashikimi i motit për nesër në Kosovë

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Situata meteorologjike vazhdon të mbetet konstante, me mot të kthjellët dhe me diell.

Temperaturat minimale do të mbesin pothuaj të ngjashme me dy ditët e fundit, derisa grafiku në vlerat e maksimaleve do të shënoj rritje graduale., ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj zbritje por jo nën vlerat e normales.

Në shumë territore të rrafshit të Kosovës edhe për nesër parashihet të formohet  brymë, si  rezultat i kthjellimeve dhe proceseve tjera fizike që ushtrohen në shtresat e ulëta të troposferës.

Do të fryjë erë  e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...