Lekaj: Vitin që vjen edhe një lidhje e re me Maqedoninë

Kosova

Lekaj: Vitin që vjen edhe një lidhje e re me Maqedoninë

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 20:32
Pal Lekaj, së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Adem Hodza

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Adem Hodza, të shtunën realizoi vizitë në pjesën kufitare me Maqedoninë, ku vitin që vjen pritet të vazhdohet projekti i mbetur për lidhjen e dy shteteve tona.

Postimi i plotë i ministrit Pal Lekaj:

"Një e shtune e këndshme në bukuritë natyrore të pjesës kufitare të Kosovës me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Vitin e ardhshëm fillojmë asfaltimin edhe të 7 kilometrave të mbetur të këtij korridori lidhës me shtetet fqinje. Kjo rrugë përveç se lidh shtetet, është shumë e nevojshme edhe për banorët e Dragashit dhe vendeve afër, për shfrytëzim të kullosave nga blegtorët e shumtë që ka kjo pjesë e vendit tonë", ka shkruar ministri Lekaj në "Facebook".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat