Malishevë: Pemëtarisë EBE shpk i premtohet përkrahje nga niveli qendrorë dhe lokal

Kosova

Malishevë: Pemëtarisë EBE shpk i premtohet përkrahje nga niveli qendrorë dhe lokal

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 17:09
Malishevë

Pemëtaria EBE shpk, në Malishevë, është pemëtaria më e madhe në këtë rrethinë, e cila kultivon 70 hektarë me mollë dhe sipërfaqe tjetër me kultura tjera të pemëtarisë, dhe është pemëtaria më model në këtë rajon. Këtë pemëtari, sot e kanë vizituar zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Vesel Krasniqi, zëvendësministrja e Ministrisë për Tregti dhe Industri, Arbëresha Krasniqi, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, të cilët edhe kanë premtuar vazhdimin e përkrahjes për këtë pemëtari dhe pemëtarët tjerë.

Gjatë kësaj vizite, ata janë njoftuar me projektin e kësaj pemëtarie, për ndërtimin e frigoriferit për ruajtjen e pemëve, i cili do të jetë një prej më të mëdhenjve në vend, pastaj me punën që bën kjo pemëtari në 70 hektarët me mollë dhe me kulturat tjera, si dhe janë njoftuar me projektin e tërësishëm për zhvillimin dhe rritjen e hapësirave për kultivimin e pemëve në territorin e Komunës së Malishevës.

Ndërtimi i frigoriferit për ruajtjen e pemëve, është bashkëfinancim mes pemëtarisë EBE shpk dhe zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Sipas njërit nga pronarët e kësaj pemëtarie, Qamil Hoti, treva e Malishevës i ka kushtet më të mira për kultivimin e pemëve, në të gjitha aspektet, dhe pemët që kultivohen këtu janë më cilësoret në vend, prandaj edhe janë angazhuar në këtë fushë, e gjithashtu synojnë që edhe pemëtarët tjerë të rrisin kapacitetet e tyre, në mënyrë që tregu vendor të jetë i mbushur me produkte vendore.

Po ashtu, sipas Hotit, synim tjetër i tyre është eksporti i mollës edhe në tregun evropian, pasi në vitin e ardhshëm, pret të ketë prodhim të madh, bazuar në punën dhe qëllim që kanë si pemëtari.

Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Vesel Krasniqi, i cili ishte i kënaqur me punën e bërë në këtë pemëtari, ka premtuar se sektori i pemëtarisë, si degë e fuqishme e zhvillimit ekonomik, do të ketë përkrahje nga ana e ministrisë, e sidomos pemëtarët e suksesshëm, siç është EBE shpk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat