Komuna e Graçanicës reagon ndaj anulimit të vizitës së Lekajt për simbolet shtetërore

Kosova

Komuna e Graçanicës reagon ndaj anulimit të vizitës së Lekajt për simbolet shtetërore

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 15:48
Komuna e Graçanicës

Komuna e Graçanicës ka reaguar  rreth anulimit të vizitës së ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj në këtë komunë që drejtohet nga Sërgjan Popoviq pas refuzimit të Komunës së Gracaniçës për të vendosur simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës në hapësirat ku parashihej të mbahet takimi.

Në një përgjigje të Komunës së Graçanicës drejtuar MI-së theksohet se ata i kane të vendosura ligjërisht simbolet.

“Gjatë vitit të parë të mandatit tim, isha nikoqir i shumë figurave të shquara publike, zyrtarëve vendas dhe ndërkombëtarë, ambasadorëve dhe qytetarëve të të gjitha llojeve të kombësive. Asnjëherë, gjatë aranzhimit të takimit nuk pati një kërkesë të ngjashme si që erdhi në mëngjes tek administrata e kabinetit tonë, megjithëse takimi ishte rënë dakord paraprakisht pa asnjë kusht.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj qytetarëve tanë dhe zyra e Kryetarit të Komunës së Graçanicës mbetet e hapur për mysafirët që duan të ndihmojnë komunën tonë dhe të përmirësojnë  kushtet e jetesës së banorëve të qytetit tonë.Për mua dhe udhëheqjen e komunës, jeta, besimi dhe marrëdhëniet e mira janë simbolet më të mëdha”, thuhet në përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat