Konferencë mbi tranzicionin e energjisë në Kosovë dhe rajon

Kosova

Konferencë mbi tranzicionin e energjisë në Kosovë dhe rajon

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 07:44
Foto ilustrim

Balkan Green Foundation dhe Germanwatch organizojnë sot konferencën mbi tranzicionin e energjisë “Sfidat dhe Mundësitë në Kosovë dhe rajon”.

Konferenca do të mbledhë akterët relevantë për të diskutuar sfidat, strategjitë e politikave si dhe rrugën drejt një tranzicioni të energjisë.

Duke pasur parasysh se rajoni është shumë i varur nga lëndët djegëse fosile, është e domosdoshme që agjendat e zhvillimit të energjisë të prioritizojnë diversifikimin e burimeve të energjisë, duke pasur qëndrueshmërinë, besueshmërinë dhe përballueshmërinë si gur themelet e politikave të tyre të energjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat