Deputeti i PSD-së, Faton Topalli, ka vlerësuar se temat që do të diskutohen në dialogun Kosovë-Serbi dhe ekipi negociator duhet të përcaktohet në Kuvendin e Kosovës.
“Ne jemi në përpjeke që në raport me bisedimet me Serbinë t’i japim peshën që ka Kuvendit të Kosovës. Çfarëdo marrëveshje duhet të votohet me shumicën e votave në kuvend, respektivisht me 81 vota”.
“Si PSD mendojmë, e kemi cekë edhe në rezolutë, se kuvendi duhet të marrë rolin kryesor, duhet të përcaktojë strategjinë të përcaktojë një delegacion me dy të tretat e votave”.
Topalli në Zonën e Debatit tha se aktualisht është duke u manipuluar me temën për dialogun.
“Ky diskutim që po bëhet tani ka për qëllim më shumë përfitimin e poenëve politik momental”.
Deputeti i PSD-së ka komentuar edhe idenë e Hashim Thaçit për korrigjimin e kufijve.
“Presidenti ka dhënë një ide. Mund të jetë ideja e tij apo e dikujt tjetër, nuk është e rëndësishme, është propozim jo zyrtarë. Në fund të fundit prapë Kuvendi i Kosovës është ai që duhet të vendosë”.
“S’kemi interes të mirëfilltë. Jemi kap për emra jo për përmbajtje”.