Vetëvendosje ushtron kallëzim penal ndaj Agim Veliut

Kosova

Vetëvendosje ushtron kallëzim penal ndaj Agim Veliut

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 12:16
Agim Veliu

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka ushtruar kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës së Podujevës Agim Veliu dfhe katër zyrtarëve komunal.

Sipas një njoftimi nga VV në këtë komunë  një nga skandalet më të mëdha në historikun e qeverisjes së LDK-së në komunën e Podujevës e që u përmend në Raportin e Auditimit për vitin 2017 ishte edhe realizimi i pagesave pa pranimin e inventarit (mallrave) e që në këtë rast vlera për inventarin i cili nuk ishte në objekt por për të cilin ishte kryer pagesa ishte 52.384 euro. 

Realizimi i pagesave pa pranim të mallrave:“Vlera për inventarin i cili nuk ishte në objekt por për të cilin ishte kryer pagesa ishte 52,384 euro. Kryerja e pagesave në mungesë të pranimit faktik të mallrave ose të punëve bie ndesh me rregullat financiare për shpenzimin e parave publike dhe përbën rrezik të vazhdueshëm që Komuna të humbë paratë e dhëna.

Gjithashtu, veprimet e tilla lënë hapësirë për dyshime se Komuna përfshihet në marrëveshje verbale joligjore me operatorët ekonomikë vetëm në mënyrë që pagesat t’u kryhet sa më parë operatorëve”, thuhet në raport.  Të involvuar në këtë rast ishin:  Kryetari,  Drejtori i Administratës, Drejtori i Financave , Zyra e Prokurimit  dhe Menaxherët e Kontratave. “Duke u bazuar në të gjeturat e mësipërme të Raportit të Auditimit do të bëjmë kallëzim penal pranë Gjykatës Themelore kundër kryetarit Veliu dhe katër zyrtarëve tjerë komunal, në drejtim të veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së për zyrtarët komunal të cilët ishin të involvuar në realizimin e pagesave pa pranimin e mallrave “, thuhet në njoftim.

“Nëse drejtësia vërteton skandalet e kryetarit Veliu atëherë sipas LIGJI NR.3/L-040 PËR VETËQEVERISJEN LOKALE’ Neni 56.3 mandati i kryetarit përfundon: ‘) Në rast të dënimit për vepër penale me një urdhër për burgim për gjashtë (6) muaj ose më tepër”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat