Në 3-mujorin e tretë 2018, Kosova importoi 169.3 GWh energji elektrike

Kosova

Në 3-mujorin e tretë 2018, Kosova importoi 169.3 GWh energji elektrike

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 13:47
Ilustrim

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018 vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit është rreth 1.63 mijë tonë, ndërsa sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1.178,4 GWh, dhe rreth 69.4 GWh në hidrocentrale.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin e saj mbi “Bilancin e Energjisë” për tremujorin e tretë 2018 ka prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018, Kosova ka importuar 169.3 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë Kosova ka eksportuar 132.2 GWh energji elektrike, ka bërë të ditur ASK.

Në tremujorin e tretë të vitit 2018, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 947.7 GWh energji elektrike.

Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2017), sasia e energjisë elektrike të konsumuar është ulur për 1.2 %.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat