Vikendi do të ketë mot me diell

Kosova

Vikendi do të ketë mot me diell

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 22:02
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale gjatë vikendit do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e diell parashihen të shoqërohen me reshje lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat