Ministri Bytyqi uron shqiptarët për 28 Nëntor

Kosova

Ministri Bytyqi uron shqiptarët për 28 Nëntor

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:22
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe festave të rëndësishme të Nëntorit, uron të gjithë nxënësit, studentët, mësimdhënësit, punonjësit e institucioneve arsimore dhe shkencore, familjet e tyre, të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë.

“Uroj që nxënësit dhe studentët të tregojnë suksese dhe mësimdhënësit të jenë të përkushtuar në punën e tyre, që të arrijmë të gjithë së bashku të rrisim cilësinë në arsim, sepse kjo është vepra më e mirë, me të cilën nderojmë kombin dhe të gjithë ata që u flijuan për Atdhe e për Flamur!”, thuhet në urimin e ministrit Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat