Skenderaj bëhet me stacion të pritjes me tualet

Kosova

Skenderaj bëhet me stacion të pritjes me tualet

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 12:45
Skenderaj bëhet me stacion të pritjes me tualet

Për herë të parë në komunën e Skenderajt është përuruar një stacion i pritjes së autobusit modern i cili është donacion nga kompania "Shkumbini AG"

Ky stacion përveç ulëseve është i pajisur edhe me banjo publike.

 Këtë projekt e ka mirëpritur kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i cili u zotua se të tilla stacione do të shtohen edhe më shumë në qytetin që ai e udhëheqë.

Jashari: Për here të parë kemi pikë stacioni me banjo publike

"Edhe si kryetar por edhe në emër të qytetarëve sot këta na e dhuruan një pikë stacioni për qytetarë që është me dy WC për meshkuj dhe femra që është për herë të parë në komunë tonë...shpresoj që viti i ardhshëm do jetë një vit i bashkëpunimit me firmën ‘Shkumbini ‘ sidomos në këtë drejtim e pikave të stacioneve që qyteti ka nevojë gjithë andej për pika stacioni pritëse", u shpreh Jashari.

Kurse, menaxheri i kompanisë "Shkumbini AG", Sevdai Radogoshi u shpreh se po i nisin këto projekte nga Skenderaj pasi që nga ky vend ka nisur gjithqka për vendin.

Radogoshi: E nisëm me Drenicë sepse këtu filloi gjithqka

 "Sot përurohet ky stacion, e sollëm në Drenicë, unë personalisht në emër të firmës ia kam dhuruar kryetarit...Kemi startuar me Drenicë sepse gjithqka fillon me Drenicë për këtë filluam edhe me këtë stacion", ka deklaruar Radogoshi. Ndryshe, kostoja e këtij projekti kap shifrën rreth 6 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat