Ish-nënoficeri i FSK-së uron ushtrinë e Kosovës: Bac, tani u kry! 

Kosova

Ish-nënoficeri i FSK-së uron ushtrinë e Kosovës: Bac, tani u kry! 

Nga: A.Zh Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 15:31
Ish-pjesëtari i Sigurisë së Kosovës Mentor Sallahi

Ish-pjesëtari i Sigurisë së Kosovës Mentor Sallahi, nga Drenasi, ka uruar formimin e ushtrisë së Kosovës.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se ndihet i privilegjuar që për gjashtë vite me radhë ishte pjesë e FSK-së dhe që aty dha kontributin e tij.

Sallahi ka treguar se më nuk është pjesë e FSK-së për aryse personale, mirëpo ka theksuar se do të ndjejë se është pjesë e ushtrisë së Kosovës, kudo që ndodhet, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Bac, tani u kry! 

Kosovë e gëzofsh Ushtrinë!

Unë, Mentor Rexhep Sallahi, nga Drenasi, Republika e Kosovës, ish-pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës për 6 vite me radhë dhe njëherazi (ish Nën-officer në Forcën e Sigurisë së Kosovës), desha të uroj shtetin tim për formimin e ushtrisë, duke mos harruar asnjëherë të falënderojmë miqtë e përhershëm të Republikës së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndihem shumë i previlegjuar që pata fatin dhe nderin të jem pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku në mënyrën më të sinqertë dhashë kontributin tim. Për shkaqe personale më nuk jam pjesë e FSK-së, por gjithëherë dhe kudo që ndodhem, ndihem pjesë e ushtrisë së vendit tim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat