Parashikimi i motit për të martën - Bota Sot
Parashikimi i motit për të martën

Kosova

Parashikimi i motit për të martën

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë ditës së nesërme (e martë) mbi vendin tonë do të mbajë mot i ftohtë dhe me reshje bore.

Masat e ajrit të ardhura nga pjesa verilindore e kontinentit do të vazhdojnë të mbeten prezente edhe gjatë ditës së martë, duke e mbajtur këtë gjendje termike me vlera negative të temperaturave në dy vlerat ekstreme.

Do të ketë vranësira të cilat do të sjellin reshje bore të intensitetit të dobët e vende-vende të intensitetit mesatar. Sa i përket fushave barike ato do të ngriten mbi vlerat e normales.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s. Ky qarkullim i masave të ajrit do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...