Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike, në zonat e banuara në territorin e Komunës së Malishevës.
Përdorimi i tyre do të lejohet vetëm në natën e ndërrimit të moteve, më 31.12.2018, nga ora 23:00, deri më 01.01.2019 në ora 00:30.
Për ekzekutimin e kësaj urdhërese është autorizuar Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, duke zbatuar të gjitha masat ligjore që parapara.
Po ashtu, edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Malishevës, ditë më parë, ka lëshuar një apel, për mospërdorim të mjeteve piroteknike, me moton “Pa fishekzjarre je i sigurt Ti dhe të Tjerët”.