30 ditë paraburgim për të arrestuarit për fajde - Bota Sot
30 ditë paraburgim për të arrestuarit për fajde

Kronikë e zezë

30 ditë paraburgim për të arrestuarit për fajde

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Policia e Kosovës dje ka bastisur më shumë se dhjetë lokacione dhe ka arrestuar pesë persona, si të dyshuar për përfitime në mënyrë të paligjshme.

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D.B, RR.B, I.S, L.B dhe B.G për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par. 2 dhe 1 të KPK-së, Detyrimi nga neni 340 par.2 të KPK-së si dhe Fajde nga neni 343 par. 3 lidhur me par. 1 të KPK-së.

Siç njofton Gjykata Themelore në Prishtinë, të pandehurve D.B, RR.B, I.S, L.B dhe B.G iu është caktuar masa e paraburgimit për secilin veq e veq, prej datës 20.12.2018, deri më datën 20.01.2019.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri D.B ka organizuar grupin kriminal në përbërje prej RR.B, I.S, L.B, B.G, dhe G.R  e  A.G, të cilët gjendet në arrati, ku ka mbikëqyrur dhe ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal, me qëllim të kryerjes së veprave penale, së bashku me të pandehurit e lartshënuar, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, të pandehurit vazhdimisht kanë kryer vepra të rënda penale, së pari duke siguruar një numër të caktuar të personave të ndryshëm në të shumtën e rasteve personave që kanë pasur biznese dhe njëkohësisht, duke e shfrytëzuar gjendjen e rënde financiare të të dëmtuarve.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë të pandehurve D.B, RR.B, I.S, L.B dhe B.G është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, po ashtu duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën janë kryer veprat penale, peshën e veprave penale, ashtu që nëse të pandehurit qëndrojnë në liri do të mund të përsërisin veprat e njëjta apo të ngjashme penale, mund të fshihen, të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke fshehë, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar tek të dëmtuarit dhe dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndërsa, sqarohet se palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...