Mbrëmjen e sotme një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në Lezhë.
Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Aksidenti ka ndodhur në Tale të Lezhës, ndërsa këmbësori ka humbur jetën nga plagët e marra.
Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur.